Real Madrid dhe Atletico interesohen për Muriqin

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 09:42 | Futboll
Real Madrid dhe Atletico interesohen për Muriqin

Pas golave dhe paraqitjeve pozitive me Mallorca në La Liga, Vedat Muriqi po shndërrohet në një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet  e mëdha europiane.  

Pas Real Madridit, edhe Atletiko Madrid është vënë në garë për sulmuesin e Kosovës. Shtatlarti shihet si zëvendësuesi ideal i Joao Felix dhe për këtë madrilenët janë gati të bëjnë çmos për të bindur lojtarin.

Mediat në Spanjë tregojnë se bisedimet mes palëve kanë nisur, ndonëse 28-vjeçari ka një kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027. Sulmuesi dardan ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje në La Liga .  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos