Ndahet nga jeta “magjistari” O’Neill, “shoku më i talentuar” i Zidane

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 23:17 | Futboll

Ka zgjedhur ditën e Krishtlindjeve për të ikur vetëm 49-vjeçar nga kjo botë, “Magjistari” Fabian O’Neill, mesfushori me tipare sulmuese që një mit si Zinedine Zidane ka cilësuar si “shokun e ekipit më të talentuar që kam patur ndonjëherë”.

Ish-futbollist i Juventus dhe Cagliari në Serinë A, O’Neill prej kohësh vuante nga probleme me mëlçinë, rezultat i abuzimit të alkoolit, që uruguaiani kishte filluar të konsumonte që në moshën 9-vjeçare, kur jetim detyrohej të shiste salsiçe për të mbijetuar.

Fabian O’Neill me Juventusin

Një nga veset, së bashku me pasionin për kumarin, që e detyroi të linte karrierën e tij në moshën 29-vjeçare, edhe pse ndoshta vetëm në 120 ndeshjet me Cagliarin në Serie A i ka treguar vlerat e veta, aq sa u ble nga Juventusi i Zidane në sezonin 2000-2001, kur mendohej në kulmin e tij.

Por hijet brenda tij e detyruan të ndërpriste karrierën  vetëm 28 ndeshje më pas, me Juventus, Perugia dhe në Nacionalin ku kishte lindur futbollisti, pa lenë më asnjë gjurmë, dhe duke shpërdoruar 14 milionë dollarët që kishte fituar në pak kohë,  për t’iu rikthyer punëve të rëndomta të fëmijërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/25/ne-gjendje-teper-te-rende-ish-futbollisti-i-juventusit-perfundon-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos