Fabian O’Neill, ish-futbollist i Juventus dhe Cagliari në Serinë A, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.
Sipas gazetës “Subrayado”, uruguaiani ndodhet në terapi intensive pas shtrimit me urgjencë dhe mjekët po mundohen ta shpëtojnë me të gjitha mënyrat.
Edhe në vitin 2020, Fabian O’Neill u shtrua në spital për probleme me mëlçinë dhe rrugët urinare.
Ish-mesfushori është një nga ata talentet e mëdhenj të humbur si rezultat i një jete jashtë fushës aspak profesioniste. Alkooli bëri që mesfushori, të cilin Zidane atëherë e cilësoi si lojtarin më të mirë me të cilin kishte luajtur ndonjëherë, të mos arrinte majat.
“Kam shpenzuar të gjitha paratë. Nuk i kam bërë kurrë keq njeriu, vetëm vetes. Shumë gra janë munduar të më ndryshojnë, por unë nuk kam dashur. Kështu jam gatuar unë, rebel dhe krenar”, deklaronte vite më parë “Magjistari” Fabián O’Neill. (A2 Televizion)