Erdogan në mbrojtje të Cristiano Ronaldo: U sulmua se mbron çështjen palestineze

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 11:31 | Futboll
Erdogan në mbrojtje të Cristiano Ronaldo: U sulmua se mbron

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ishte “viktimë politikës” gjatë Botërorit të Futbollit që u zhvillua në Katar.

Gjatë një takimi me të rinjtë, lideri turk u shpreh se ylli portugez pësoi një bllokatë politike gjatë botërorit për shkak të mbështetjes që ai jep për çështjen palestineze.

“Aktivizimi i një futbollisti si Ronaldo për vetëm 30 minuta në lojë i ndikoi psikologjikisht dhe ia hoqi energjitë”, u shpreh Erdogan.

Ronaldo nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim të qartë për konfliktin Izrael-Palestinë, pavarësisht lajmeve të rreme që shpesh shfaqen në internet.

Historia se Ronaldo dhuroi 1.5 milionë euro për palestinezët pasi ai nxori në ankand një çmim të këpucës së artë u mohua në vitin 2019 nga kompania e menaxhimit që përfaqëson futbollistin.

Një imazh i Ronaldos duke mbajtur një tabelë në spanjisht ku shkruhej "Së bashku me palestinezët", që u shpërnda gjerësisht në internet, gjithashtu ishte montazh pasi mesazhi që shkruhej mbi të në fakt ishte mbështetje për viktimat e tërmetit të vitit 2011 në Spanjë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi