Krisje te Franca, Benzema nuk ndjek në rrjetet sociale shokët e ekipit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 10:54 | Futboll
Krisje te Franca, Benzema nuk ndjek në rrjetet sociale shokët e ekipit

Karim Benzema nuk ka pasur një raport miqësor jo vetëm me trajnerin Didier Deshamp, por edhe me shokët e skuadrës.

Kështu ka deklaruar gazetari i njohur francez, Romen Molina, i cili zbuloi detajet e krisjes që solli largimin e Benzema.

Sipas tij, Benzema po merrte një rol protagonisti në ekip dhe për këtë, lojtarët kërkuan dhe një mbledhje me drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv.

Molina theksoi se në postimet e Federatës, Benzema shfaqej kudo, ndërsa Grizman dhe të tjerët nuk pasqyroheshin thuajse fare. Kaq ka mjaftuar që në kombëtare të nisin xhelozitë dhe hatërmbetjet. Benzema nuk ndjek në rrjetet sociale asnjë lojtar të kombëtares përjashtuar Çuameni, Kamavingën Varan apo Mbape, ndërsa pjesa tjetër është fshirë nga fituesi i Topit të Artë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani