“Aty është Shqipëria e jugut! Imagjinoni një turk që qëllon policët tanë në Trakë”

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 15:59 | Ballkani

Qarkullimin me armë në një vend të huaj dhe ngritjen e flamurit grek po në një vend tëhuaj, ish-ministri i Arsimit dhe deputeti i Syrizas Nikos Filis e ka quajtur të palejueshme, por nga ana tjetër Filias tha se vrasja e Kostandin Kaçifës është një akt kriminal.

I ftuar në Kreta TV, Filis ja faturoi gjithë përgjegjësinë policisë shqiptare, e cila sipas tij nuk duhet të shkonte në ekstrem të veprimit, në vrasjen e tij, por duhet ta çarmatoste e më pas ta arrestonte.

“Aty është Shqipëria Jugore. E përsëris me shumë kujdes këtë. Jo Vorio Epiri, Shqipëria e Jugut. Janë territore shqiptare në sovranitetin shqiptar, ku ndodheshin shumë dikur, pak tani, pjesëtarë të minoritetit grek”, tha ish-ministri. “Imagjinoni një turk të qëllojë me kallashnikov policë tgrekë në Trakë dhe të ngrejë flamurin turk? Çfarë do thoshim në atë rast?”.

Sipas Filis, Greqia duhet të mbrojë stabilitetin dhe paqen në zonë, zhvillimin ekonomik, të jetë vigjilente dhe e vendosur ndaj sfidave aktuale si dhe të mbrojë të  drejtat e njeriut, të minoriteteve në rajon dhe jo vetëm.

Ndërkohë, Federata Panhelenike e Amerikës, ka deklaruar se dhuron 5 000 dollarë për vajzën e mitur të Kaçifës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos