Bejko: Të votosh Erionin dhe Belindin, ke votuar për Ramën, Metën e Berishën

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 11:21 | Politikë
Bejko: Të votosh Erionin dhe Belindin, ke votuar për Ramën,

Pasi ka votuar, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, tha se sot është një ditë e madhe për demokracinë.

“Një ditë shumë e madhe për demokracinë vendore, duhet të ushtrohet e drejta e votës masivisht, sot është rasti nëse qytetarët janë të mërzitur nga klasa e vjetër politike dhe që Tirana ka rënë në duart e një grupi të vogël njerëzish, kjo është dita që qytetarët të shprehet. Oligarkët njihen me emër që me Saimir dhe Çetin, ne do të mbrojmë pronën, do të zhvillojmë turizmin dhe ekonominë”, tha Bejko.

Ai nuk la pa komentuar as kundërshtarët, duke thënë se vota për Erion Veliaj dhe Belind Këlliçin, është për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“I vetmi demokrat dhe i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur nga pas të shkuarën, sot është dita që nëse qytetarët duan të ndahen nga e shkuara, të votojnë, të votosh për Erion dhe Belindin është njësoj si të votosh për Ramën dhe Berishën e Metën”, theksoi kandidati i PD-së për Tiranën.

Bejko shtoi se këto zgjedhje nuk do përcaktojnë fatin e tij politik, por një gjë është e sigurt, tha ai, nuk do të garojë për kryetar partie.

“Nuk konkurroj për kryetar partie”, përfundoi Bejko.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli