Berisha: Disa drejtorë socialistë po bëjnë xhandarin në qendra votimi, policia nuk përgjigjet në telefon

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 10:27 | Politikë
Berisha: Disa drejtorë socialistë po bëjnë xhandarin në

Ish-kryeministri Sali Berisha pati një problem me identifikimin elektronik, ashtu sikurse ka ndodhur edhe në disa qendra votimi. Për këtë, Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë Rama.

“Do të dëgjoni që do thonë na ndërhynë hackerat iranianë, por janë hackerat qeveritarë”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha hodhi edhe akuza për presion të votuesve në disa QV nga zyrtarë socialistë, madje i ashpër ishte edhe me Policinë e Shtetit, ku tha se nuk po reagon.

"Ka disa qendra, rrethe si në Durrës, ku peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa drejtorë, përgjegjësa të njësisë administrative kanë preferuar, kanë dashur të bëjnë xhandarin, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Nëse i binin numrit të policisë del i fikur, e kanë bërë pushim sot", tha Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024