Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë votuar rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në Surrel. Ai tha se ky është momenti kur qytetarët do të duhet të thonë fjalën e tyre, e ndërsa shtoi se uron që votuesit të mos dekurajohen për shkak të problemeve të identifikimit elektronik.
“Besoj që janë thënë të gjitha, tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona, ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekorajuar herën e parë të rikthehen, që vullneti të shprehet i plotë në të gjithë Shqipërinë.
Ndalur tek akuzat e thëna nga ish-kryeministri Sali Berisha ku tha se kanë qenë “hackerat qeveritarë që ndikuan te pajisjet elektronike”, Rama zgjodhi të mos komentonte.
“Dhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?”, tha Rama. (A2 Televizion)