Berisha nuk pranon rezultatin e Kamzës: Kryekëput të manipuluara!

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 23:06 | Politikë
Berisha nuk pranon rezultatin e Kamzës: Kryekëput të manipuluara!

Sali Berisha ka dalë sërish pak më parë në një deklaratë për mediat për të komentuar daljen e rezultateve zyrtare nga ana e KQZ në Bashkinë e Kamzës dhe Vorës, rezultate, të cilët Berisha nuk i ka pranuar dhe madje i ka cilësuar edhe si të manipuluara.

Sipas Berishës, dy vite më parë, në Kamëz Partia Demokratike ishte 10 mijë vota para, ndërsa vetëm pak javë para zgjedhjeve, POLL-et e nxirrnin disa pikë përpara Partisë Socialiste. Ndaj, sipër Berishës, rezultati në fjalë tregon se gjithçka është e manipuluar.

“Të dhënat e besueshme, dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë dhjetë mijë vota para PS. Në pollin më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit, PD me PL ishin 14 % para PS ndërkohë që manipulimi dixhital e nxjerr sot PS 10 mijë vota para këtij koalicioni.

Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyre dixhital dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyrë dixhitale. Rezultatet janë të manipuluara.

Kur them për Kamzën problemi dixhital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë, Kamza fakton gjithçka, çdo gjë. Kemi patur të dhëna. Kemi indicie që sistemi është vendosur në kontroll të dyfishtë, por duhet faktuar kjo”, theksoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos