“Terror dhe dhunë në fushatë”, Berisha: Tentuan të eliminonin Salvador Kaçen

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 21:48 | Politikë
“Terror dhe dhunë në fushatë”, Berisha: Tentuan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka denoncuar një tentativë për t’i bërë atentat ish-kreut të Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçe.

Sipas Berishës, persona të armatosur i zunë rrugën Kaçes dhe tentuan që të qëllonin me armë. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Ndreu si të përfshirë në këtë akt.

“Fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune e terrori ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt përpjekje për blerja masive të votave, deri në oferta “thuaj sa do euro për votën”, por këto janë të dokumentuara dhe kemi informuar ndërkombëtarët, KQZ. Sot dola për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçe, njeri me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë me djalin dhe shoferin, kur persona të maskuar kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë. Shoferi i Salvadorit ka arritur të manovrojë me makinë dhe i bëri të pasigurt në atentatin e tyre. Ata i kanë ndjekur nga mbrapa, nuk arritën dhe këto janë të filmuara. Mund t’iu them se bandit e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar Lezhën. Ata e kanë bërë këtë akt të shoqëruar nga policia”, tha Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024