PD e ndarë në zgjedhje, Alibeaj: Kandidatët tanë u rreshtuan në anën e duhur të historisë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 20:39 | Politikë
PD e ndarë në zgjedhje, Alibeaj: Kandidatët tanë u rreshtuan

E djathta u fut e përçarë në këto zgjedhje vendore. Dhe, për kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kandidatët e tij u rreshtuan në anën e duhur të historisë.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj falenderoi kandidatët që garuan nën siglën e PD-së, duke shtuar se i dhanë shpresë PD-së dhe gjithë shqiptarëve.

“Faleminderit ju që u përballët me politikën e vjetër, në pushtet apo jo, oligarkëve...Në këtë betejë kundër të gjithëve, PD tregoi se është e vetmja vlerë, alternativë për të nesërmen e Shqipërisë.”

Po ashtu, kreu i komanduar i PD-së u bëri thirrje grupeve të numërimit që procesi të vijojë në mënyrë korrekte.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi