Është shpallur fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Kamzës. Mësohet se, pas numërimit, fitues rezulton Rakip Suli, kandidat i Partisë Socialiste.
Rakip Suli triumfoi ndaj kandidatit të koalicionit të opozitës "Bashkë Fitojmë", Arjan Hoxha dhe atij të Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari.
Suli i Partisë Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i opozitës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.
Sipas të dhënave rezulton se, në këtë bashki kanë votuar 41.88 për qind e qytetarëve nga 108.799 në total. (A2 Televizion)