Apeli i fundit i Hysni Sharrës për vlonjatët: Votoni, administrata e braktisi Edi Ramën

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 18:22 | Politikë
Apeli i fundit i Hysni Sharrës për vlonjatët: Votoni,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qytetin e Vlorës, Hysni Sharra, përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të dalin masivisht në votime në këto momente të fundit para mbylljes së qendrave të votimit.

Kandidati demokrat tha se ndryshimi është pranë teksa shtoi se administrata e ka braktisur masivisht Edi Ramën.

“Duke falënderuar çdo qytetar të Vlorës që ka marrë pjesë në votim i bëj thirrje atyre që nuk kanë votuar ende ta bëjnë dhe të shkojnë masivisht. Vlonjatët nuk intimidohen. Në këto pak orë që kanë mbetur në mbyllje të votimit, shkoni e votoni. Administrata e braktisi Edi Ramën masivisht”, tha Sharra.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli