"50+", Rama bën parashikimin për rezultatin e zgjedhjeve vendore

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 20:06 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në foto, me anë të së cilës tregon se cili është parashikimi i tij, për rezultatin e këtyre zgjedhjeve vendore.

Sipas projeksionit të kryeministrit, partia që ai drejton fiton mbi 50 bashki, ndërsa për opozitën sipas kreut të qeverisë, bashkitë që mund të fitohet janë 0 deri në 11.

Bashkë me vizatimin e bërë në një letër A4, kryeministri ka vendosur në tavolinë edhe një breshkë për kundërshtarin politik dhe një panterë për forcën e tij politike.

Ndërkohë, kujtojmë se në të gjithë vendin ka përfunduar procesi i votimit dhe tashmë materialet zgjedhore po dërgohen në qendrat e numërimit. Pritet që rezultatet e para të dalin nga bashkitë ku u votua elektronikisht, më konkretisht në Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi