Veliaj shpall fitoren e PS në Vorë: E hapëm siparin e fitoreve me qarkun e Tiranës

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 21:00 | Politikë

Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në Vorë. Në një dalje për mediat, kreu i bashkisë Tiranë, u shpreh i lumtur që “sipari i fitores u hap në kryeqytet.”

Në praninë e kandidatit fitues për Vorën, Blerim Shera, Veliaj u premtoi demokratëve të Vorës se do t’u shërbejë njëlloj. Po ashtu, ai tha se PS ndjen një detyrim të thellë ndaj atyre të djathtëve të Vorës që “zgjodhën të distancohen nga e shkuara.”

Duke iu referuar edhe rezultatit në bashkinë Kamzë, Veliaj premtoi se daljet nga selia rozë këtë mbrëmje do të jenë të shpeshta.

Kujtojmë se në bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan u votua elektronikisht dhe rrjedhimisht këto janë edhe tre bashkitë e para ku rezultati i votimeve pritet të dalë pak çaste nga mbyllja e qendrave të votimit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024