Kamza votoi majtas, Veliaj: Pas 33 vitesh, PS fiton me meritë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 21:47 | Politikë

Vijojnë shpalljet e fitores nga selia rozë. Drejtuesi politik për Tiranën, Erion Veliaj shpalli fitoren e PS-së në bashkinë Kamëz ku rikandidonte Rakip Suli.

Në deklaratën nga PS, Veliaj tha se pas 33 vitesh, PS “e fitoi me meritë Kamzën që do të ecë përpara."

Kryebashkiaku i Tiranës shoqërohej nga kandidati fitues për Kamzën, Rakip Suli si dhe drejtuesja e PS-së për Kamzën, Lindita Nikolla. Kjo e fundit falenderoi qytetarët për siç u shpreh ajo, qetësinë dhe qytetarinë që treguan ditën e sotme.

Ndërsa, Rakip Suli deklaroi se sot qytetarët e Kamzës i dhanë një mesazh Shqipërisë “që nuk janë pronë e askujt.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024