Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Vuçiç: Nuk do t’i pranojmë kurrë, serbët të ruajnë paqen

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 15:36 | Kosova
Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Vuçiç: Nuk do

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nuk do t'i pranojnë kurrë kryetarët e rinj të komunave në veriun e Kosovës.

Megjithatë, numri një i Beogradit i bëri thirrje popullsisë serbe atje të ruajë paqen. “Ata do të përpiqen të zhvillojnë seancat e konstituimit në ndërtesën në veriun e Mitrovicës dhe të zgjedhin kryetarë të rremë me mbështetjen e vendeve të Kuintit.

''Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”- tha Vuçiç për gazetarët në Novi Sad.

Zgjedhjet e mbajtura në komunat veriore me shumicë serbe; Mitrovicë e veriut, Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok u bojkotuan nga serbët. Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet dhe i ka konsideruar ato si “jodemokratike dhe joligjore”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli