Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në qendër të Prishtinës

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 17:15 | Kosova
Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli

Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur sot në hollin e Grand Hotel Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress ka konfirmuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.”, ka informuar ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka nisur hetimi i rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos