
Ekspertët ndeshen me argumente teksa analizojnë arsyet e dobësimit të blegtorisë në vend gjatë viteve të fundit.
Drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë pranojnë se situata është shqetësuese teksa fajësojnë lëvizjet demografike si arsyen kryesore.
Por, sipas ekspertit të bujqësisë Ervin Resuli, fermerët janë larguar nga rritja dhe mbarështimi i kafshëve blegtorale për shkak të mungesës së financimeve, që janë ndjeshëm më të ulëta edhe se vendet e tjera të rajonit.
Sipas ekspertit Resuli, qeveria duhet të ndërmarrë politika mbështetëse për të nxitur punësimin e të rinjve në zonat rurale. (A2 Televizion)