Çfarë i tërheq më tepër mushkonjat?

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 15:56 | Lifestyle
Çfarë i tërheq më tepër mushkonjat?

Ka disa faktorë që i tërheq mushkonjat tek ne; si dioksidi i karbonit që nxjerrim përmes frymëmarrjes, ngjyrat si e zeza dhe e kuqe, nxehtësia e trupit dhe djersa, si edhe era jonë. Mushkonjat e specializuara në pickimin e njerëzve, si Aedes aegypti, e njohin atë me saktësi. Carolyn McBride nga Universiteti Princeton ka parë se ato identifikojnë përzierjen e substancave me erën që na karakterizon midis atyre të kafshëve të tjera.

1.VIRUSET MANIPULUESE. Disa viruse na bëjnë më tërheqës për mushkonjat. Një studim i fundit ka parë se viruset Zika dhe Dengue, përgjegjës për sëmundjet me të njëjtin emër, ndryshojnë erën e njerëzve për të tërhequr mushkonjat Aedes, vektorin e tyre, te viktima të reja. Shkencëtarët kanë izoluar një molekulë me erë, acetofenon, më e zakonshme në lëkurën e minjve dhe njerëzve të infektuar dhe tërheqëse për A. aegypti. Prodhohet nga bakteret e gjinisë Bacillus të pranishme në lëkurë. Ato shumohen tek ata që janë të infektuar, sepse një proteinë që i kontrollon ato zvogëlohet.

2. GRATË SHTATZËNA DHE BINJAKËT. Disa studime tregojnë se gratë shtatzëna janë një objektiv, ndoshta për shkak të rritjes së metabolizmit që rezulton në më shumë emetime të CO2 dhe nxehtësi, ose një ndryshim në erë. Dhe pastaj janë variacionet individuale në erë, të lidhura me gjenetikën. Një studim zbuloi se binjakët identikë tërheqin mushkonjat në të njëjtën mënyrë.

3. BIRRA. Asnjë ushqim i propozuar për të mbajtur larg mushkonjat nuk i ka qëndruar provës së shkencës. Përkundrazi, siç kanë dokumentuar disa studime, birra duket se i tërheq ato. Një studim i  kryer nga studiues nga Franca dhe Burkina Faso, pasi pinë një litër birrë, vullnetarët u bënë më tërheqës për Anopheles gambiae (vektorët e malaries). Studiuesit kanë përjashtuar rritjen e temperaturës ose në CO2 të emetuar, duke supozuar se ka një ndryshim në substancat me erë.

4. DJERSA. Nëse po kërkoni një justifikim për të mos u stërvitur aq shumë gjatë verës, studimi i Mattheë DeGennaro i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, mund ta sigurojë një të tillë. Studiuesi ka identifikuar se si mushkonjat janë në gjendje të identifikojnë substancat e pranishme në djersën tonë. Ai pa se ato të modifikuara gjenetikisht, në të cilat një receptor në antena ishte bërë joaktiv, nuk ishin të ndjeshme ndaj acidit laktik të pranishëm në djersë.

A2 CNN Livestream

A2 Business