Ç’po ndodh në Shkup? Evakuohen 32 shkolla

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 12:03 | Ballkani
Ç’po ndodh në Shkup? Evakuohen 32 shkolla

Autoritetet në Shkup janë vënë sërish në gjendje gatishmërie pas një tjetër alarmi për bomba që kërcënon për të dytën ditë radhazi vendin fqinj.

Sipas të dhënave paraprake 32 shkolla në Shkup dhe 1 në Prilep janë evakuuar dhe kontrolluar imtësisht pas një alarmi të dhënë përmes disa mesazheve elektronike.

Pas verifikimeve, alarmi ka rezultuar fals, ndërkohë që autorët e këtyre kërcënimeve të sigurisë nuk janë identifikuar.

Një ditë më parë, alarmi për bombë u dha për disa nga institucionet kryesore në Maqedoninë e Veriut, mes të cilave dhe presidenca.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi