Lëkundje të forta tërmeti në Rumani, ndihen edhe në Serbi

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 15:51 | Ballkani

Disa lëkundje të forta janë dëgjuar në Rumani, ku sipas sizmologëve një tërmet i magnitudës 5.5 ka goditur vendin europian.

Harta e tërmetit

Epiqendra ndodhet në afërsi të Tismanës, rreth 120 kilometra nga Craiova, jo larg kufirit me Serbinë, tjetër vend ku lëkundjet janë dëgjuar qartësisht.

Për momentin nuk raportohen dëme të mëdha materiale, ose të plagosur.

Rumania është zonë sizmike, tërmeti më i madh ka ndodhur në vitin 1977, i cili përfshiu në dëme edhe kryeqytetin Bukuresht, duke shkaktuar më shumë se 1800 viktima.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli