Shkupi në këmbë nga alarmet për bombë, rrethohet presidenca

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 10:23 | Ballkani
Shkupi në këmbë nga alarmet për bombë, rrethohet

Autoritetet e sigurisë janë ngritur sërish në këmbë në Maqedoninë e Veriut, pas alarmeve për bombë në disa institucione të rëndësishme të vendit.

Kërcënimet për një sulm të mundshëm janë shpërndarë përmes postës elektronike dhe në shënjestër të tyre janë pallati presidencial dhe disa qendra tregtare.

“Sot është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel “Marriot”, Hotel “Alexander Palace”, QS “Boris Trajkovski”, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që në terren kanë zbritur njësitë e antiterrorit që po bëjnë një krehje të zonës.

Alarmet për bombë janë shpeshtuar në muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe dyshohet se bëhen përmes e-maileve nga hakera të huaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli