Vuçiç nderon Grenell: I vetmi me qasje të balancuar ndaj Serbisë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 13:28 | Ballkani
Vuçiç nderon Grenell: I vetmi me qasje të balancuar ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të nderojë ish-të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell. Në një prononcim për gazetarët, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Vuçiç tha se kishte marrë personalisht vendimin, pasi sipas tij, Grenell kishte qenë  një nga të paktët me qasje të balancuar.

“Ai u përpoq të dëgjonte palën serbe dhe loboi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, ishin fjalët e Vuçiç.  

Presidenti i Serbisë tradicionalisht në festën kombëtare nderon me urdhër të lartë shtetëror individë, shërbimet e të cilëve i konsideron të dalluara. I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por une nuk jam në Qeveri”.

Richard Grenell, ish-ambasador amerikan në Gjermani, u emërua nga atëherë presidenti Donald Trump si i dërguar i posaçëm i administratës amerikane për dialogun. Nën administratën Biden, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë trajtohen nga Gabriel Escobar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos