Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

Derbi i shqiptarëve në Spanjë, Balliu mund Uzunin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 23:24 | Futboll
Derbi i shqiptarëve në Spanjë, Balliu mund Uzunin

Derbi i shqiptarëve në La Liga u fitua nga Ivan Balliu. Rayo Vallecano mposhti 2-0 në transfertë Granadën e Myrto Uzunit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë të luftuar.

Të dy lojtarët e kombëtares e nisën takimin si titullar dhe në fund u vlerësuan me nota pozitive. Fitorja e Vallecano u vulos me golat e Garsias dhe Sis në pjesën e dytë.

Uzuni kishte disa mundësi, kur i vetëm përballe portierit e dërgoi topin jashtë katërkëndëshit. Pas kësaj disfate Granada regjistroi humbjen e dytë në La Liga ndërsa Vallecano ka marrë pikë të plota në dy ndeshje po aq sa Reali, por madrilenet renditen të parët për shkak të golavarazhit.

A2 Business