![Deti i mbushur me ujëra të zeza, 57 atletë vuajnë nga](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/-1000-0-dsgfrr.png)
Në ditën kur Federata Ndërkombëtare e Notit njoftoi anulimin e garës paraolimpike të notit që do të zhvillohej në Sene, për shkak të ndotjes në lumin francez, një lajm me konotacion të ngjashëm vjen nga Anglia.
Tabloidet britanike raportojnë se cilësia e ujit nën standardet e pranueshme, pasi bregdeti ka qenë i ndotur nga ujërat e zeza, ka bërë që 57 atletë që notuan në kampionatin botëror të triatlonit në Sandërlend, të sëmuren.
Sipas tyre, atletet pjesëmarrës vuajnë nga diarreja pasi notuan nëpër detin e mbushur me ujëra të zeza.
Atleti më i mirë australian Jake Birtëhistle, i cili ka fituar disa triathlone në mbarë botën, tha në një postim në Instagram se është ndjerë keq pas garës dhe ky duket se është rezultati kur noton mes “jashtëqitjes”.
“Nuk po ndihesha mirë në garën individuale, kështu që vendosa të kursej veten për një stafetë. Prisja Parisin për 2 javë, por duket se dhe atje noti do të anulohet."
Atletët e tjerë që thanë se ishin gjithashtu në Roker Beach fundjavën e kaluar ranë dakord me qëndrimin e australianit.
“Ende jam i turbullt dhe më përzihet”, shkroi një tjetër pjesëmarrës.
Ndërkohë, të dhënat nga The Rivers Trust tregojnë se një valë ujërash nga kanalizimet u lëshua në grykëderdhjen e Wear, pranë plazhit ku u zhvillua triatloni.
Por, Northumbrian Water, e cila drejton këtë operacion tha se këto shkarkime të ujërave të zeza nuk ndikojnë në plazhin Roker.
"Ne nuk kemi pasur shkarkime nga asnjë prej aseteve tona që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit në Roker ose në ujërat fqinje të plazhit Whitburn North që nga tetori 2021”, u tha në një komunikatë të kompanisë.
Ndërkohë, zyrtarët nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thanë se do të hetojnë mostrat nga ata që u sëmurën për të kuptuar shkakun e vërtetë të saj. (A2 Televizion)