Diell dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 06:58 | Aktualitet
Diell dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin

Mëngjes i ftohtë në të gjithë vendin, por i kthjellët në veri dhe zonat qendrore, ndërsa me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar, jugu. Edhe pjesa e dytë vijon në të njëjtën tablo të motit, ku skaji jugor dhe juglindor mbetet me vranësira lokale dhe mundësi për reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit, por rënie më të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2 në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare në bregdet nga drejtimi lindor, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos