“Duam garanci që Beogradi s’do të ndërhyjë”, Osmani për Reuters: Organizojmë zgjedhje të reja nëse kërkohen me peticion

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 12:40 | Kosova
“Duam garanci që Beogradi s’do të

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se Kosova mund të organizojë zgjedhje të reja në Veri, pas tensioneve të ditëve të fundit.

Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve, Osmani është shprehur se organizimi i një peticioni që do të kërkojë votat e 20% të votuesve, është mënyra më demokratike për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Në këtë mënyrë, besoj se do të siguronin pjesëmarrjen e serbëve pasi kërkesa do të vinte nga ta, nga qytetarët”, citohet të jetë shprehur zonja Osmani.

Kujtojmë se protesta të dhunshme shpërthyen në katër komuna të Veriut u zgjodhën kryetarë shqiptarë me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%. Serbët, të cilët formojnë shumicën në rajon i bojkotuan zgjedhjet.

Osmani tha se shkarkimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni votuesish do të ishte "një lloj referendumi", i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Sipas Osmanit, i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse serbët do të marrin pjesë në peticion.

Osmani tha se para se të shpallen zgjedhjet e reja, Kosovës do t'i duhen sigurimet nga bashkësia ndërkombëtare se Beogradi nuk do të ndërhyjë.

Serbia nga ana tjetër i mohon akuzat e Kosovës se ka penguar kandidatët serbë të kandidojnë në zgjedhje.

Ajo mohon gjithashtu pretendimet se demonstruesit, që u përleshën me trupat dhe policinë e NATO-s në rajonet veriore më 29 maj, ishin dërguar nga Beogradi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/06/zgjedhjet-e-reja-ne-veriun-e-kosoves-kqz-jemi-te-gatshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos