Dy muaj pa ujë, protestojnë banorët e fshatit Orman

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 11:53 | Sociale

Prej dy muajsh banorët e fshatit Orman në qarkun e Korçës vuajnë mungesën e ujit të pijshmë. ata kanë dalë sot në  protestë ku shprehen se për 30 vite uji ka qenë me orar, dy orë në ditë duke mos plotësuar as kushtet minimale.

“Në 30 vite uji ka qenë me orar dy orë në ditë duke mos plotësuar as kushtet minimale, ndërsa prej gati 2 muajsh nuk ka fare ujë në fshat”.

Ata deklarojnë se janë të detyruar të shkojnë të mbushin ujë në fshatrat më të afërta, duke shtuar kështu edhe kostot, ndërsa kanë frikë për shëndetin

“Jemi të frikësuar për shëndetin tonë, kemi probleme me shëndetin, detyrohemi të mbushim ujin në fshatrat më të afërta duke na shtuar kostot”, shprehen banorët.

Fshati Orman ka rreth 2000 banorë dhe sipas banorëve vuan mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vitesh.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi