Në samitin e Procesit të Berlinit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vuri edhe njëherë theksin në aspektin ekonomik të rajonit të Ballkanit, i cili sipas saj është ende nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Von der Leyen u shpreh se plani i investimeve të BE ka si synim të çlirojë potenciale në ekonomitë e Ballkanit, teksa shtoi se edhe vende që bëjnë pjesë në këtë rajon duhet të hapin tregjet për njëra-tjetrën. (A2 Televizion)