Fermerët e Shishtavecit duken të dorëzuar për të kultivuar me tej pataten e famshme të tyre, që për nga cilësia zinte vendin e parë në rajon. Mungesa e krahut të punës, çmimet e larta të shërbimeve bujqësore dhe kushtet klimatike, kanë bërë që patatja e Shishtavecit të jetë më e paktë, me cilësi më të ulët dhe me çmim më të lartë. (A2 Televizion)