Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e vështirë për t’u rrëzuar

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 08:25 | Bota
Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e

Baloni kinez që u pikas nga Pentagoni ndërsa fluturonte në hapësirën ajrore amerikane, mund të jetë duke u drejtuar nga inteligjenca artificiale. Kështu ka deklaruar një ekspert amerikan të premten.

William Kim, specialist për balonat e survejimit në “Marathon Initiative”, në Uashington, u shpreh për AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi dhe janë të vështira për t’u rrëzuar.

Sipas Kim, balona kineze dukej si një balonë normale moti, por kishte karakteristika të dallueshme.

Ka një ngarkesë mjaft të madhe, të dukshme - elektronikën për udhëzime dhe mbledhjen e informacionit, të mundësuar nga panele të mëdha diellore. Dhe po ashtu duket se ka teknologji të avancuara të drejtimit që ushtria amerikane nuk i ka vënë ende në praktikë në ajër,” shpjegoi eksperti.

William Kim tregoi po ashtu për AFP se këto balona kanë avantazh sepse nuk shfaqen lehtësisht në radarë.

 “Këto janë materiale që nuk reflektojnë, nuk janë metal. Pra, edhe pse këto balona zgjerohen në vëllime mjaft të mëdha, zbulimi i balonës është problem më vete.”

Balonat gjithashtu kanë avantazhin e mbajtjes së pozicioneve relativisht të palëvizshme mbi një objektiv mbikqyrjeje, krahasuar me satelitët që orbitojnë vazhdimisht, të përdorur nga agjencitë e spiunazhit për të bërë fotografi.

A mund të ketë hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA?

Kim e quajti një "mundësi reale" që balona të ketë pasur si mision kryesor të mblidhte të dhëna nga jashtë kufijve të SHBA-së ose shumë më lart, por nuk ka funksionuar.

Eksperti shpjegoi gjithashtu se edhe rrëzimi i balonave nuk është një opsion i lehtë.

 “Këto balona përdorin helium. Nuk është Hindenburgu, nuk mund ta qëllosh dhe pastaj të digjet. Nëse i bën vrima, gazi do të rrjedhë shumë ngadalë."

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani