“Fondet e BE-së kanë pasur impakt në nxitjen e reformave dhe investimeve në infrastrukturë”

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 22:13 | Ekonomi
“Fondet e BE-së kanë pasur impakt në nxitjen e reformave

Në fillim të dhjetorit, në Tiranë u mbajt Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor. Liderët e vendeve europiane u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, ku dhanë mesazhe optimizmi për integrimin e vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane. Përgjatë këtij rrugëtimi, Bashkimi Europian ka mbështetur Shqipërinë me fonde, të cilat kanë qenë kryesisht grante për sektorë dhe reforma të caktuara, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës dhe qeverisjes.

Duke qenë se Bashkimi Europian është donatori kryesor në Shqipëri dhe qindra milionë euro janë lëvruar përmes programeve të ndryshme, pakkush e di sesa mund të jetë totali i kësaj ndihme, qoftë edhe për dekadën e fundit. Apo se cilët kanë qenë ata sektorë prioritarë për asistencën financiare të BE-së.

Zef Preçi, ish-ministër i Ekonomisë, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, deklaroi se fondet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë kanë pasur impakt “në nxitjen e reformave dhe investimet në infrastrukturë”.

“Duhet parë më gjerë sesa thjesht mbështetje financiare. Kjo për faktin e thjeshtë se vetë procesi i anëtarësimit është vendim që ka të bëjë si me rritjen e kapaciteteve të vendit, ashtu edhe me vullnetin e BE-së. Për vlerësimin e efektivitetit të fondeve, vetë BE-ja ka një sistem që mbështetet në 5 kritere: koherenca, efektiviteti, përshtatshmëria, impakti dhe eficenca. Vlerësimi bëhet nga agjenci që pajtohen nga BE-ja dhe duhet thënë që nga pikëpamja e vendit përfitues, mendoj që kanë dhënë impakt në nxitjen e reformave dhe investimet në infrastrukturë”, tha Preçi.

Sipas Preçit, korrupsioni, ndryshueshmëria e shpeshtë e administratës, mungesa e kapaciteteve të ekspertizës së kësaj administrate dhe paqendrueshmëria e strukturave përkatëse, e kanë penguar vendin tonë të përthithë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani