Anëtarët e familjes së një modeleje të zhdukur 28-vjeçare, janë arrestuar pasi trupi i saj u copëtua brutalisht dhe u la në një tenxhere me supë, ndërsa këmbët e saj u gjetën në një frigorifer në një dyqan mishi në Lung Mei Tsuen të Hong Kongut.
Policia arrestoi prindërit dhe vëllain e madh të ish-bashkëshortit të modeles Abby Choi pas zbulimit të tmerrshëm në shtëpinë me qira të ish-vjehrrit të saj, ndërsa dje u arrestua dhe ish-partneri i saj 31-vjeçar.
Sipas Policisë sulmi ishte i planifikuar mirë dhe i paramenduar, si edhe pati përpjekje për të larguar autoritetet nga e vërteta.
"Ne jemi ende në kërkim të kokës, bustit dhe duarve, të cilat besuam se ishin asgjësuar", thanë autoritet policore, të cilat po hetojnë mbi ngjarjen. (A2 Televizion)