“Seleçao” nuk patën mëshirë ndaj aziatikëve duke dominuar për 90 minuta dhe gjithçka u zhbllokua shpejt.
Që në minutën e 7 ishte talenti Vinicuis që shënoi një gol spektakolar dhe kaloi Brazilin në avantazh. Samba e amerikanojugorëve sapo kishte nisur. Një faull në zonë bëri që gjyqtari të drejtonte gishtin nga 11-metërshi, aty ku Neymar nuk fali dhe dyfishoi shifrat. Pas tij radha ishte e Richarlison që realizoi një gol fantastik dhe dërgoi shifrat në 3-0.
Spektakli në pjesën e parë nuk mbaroi me kaq pasi në fund kishte kohë dhe për Paqueta që realizoi dhe golin e katërt dhe mbylli çdo llogari.
Në fraksionin e dytë, Brazili tentoi dhe për golin e pestë me Rafinha, por saktësia mungoi. Nga ana tjetër koreanët tentuan për golin e nderin derisa e gjetën atë në minutën e 76 me Paik Seung-Ho. Në pjesën e mbetura, aziatikët provuan dhe për më shumë por në fund gjithçka u mbyll me shifrat 4-1. (A2 Televizion)