Një fëmijë 7-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një gomone, në plazhin e Jonufrës në Vlorë.
Sipas Policisë së qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, kur një person i identifikuar si H.K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar gomonen, ka dëmtuar 7-vjeçarin, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Policia thotë se fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)