“Harry dhe Meghan ishin të qetë”, taksisti mohon ndjekjen e paparacëve me pasoja fatale

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 18:47 | Bota
“Harry dhe Meghan ishin të qetë”, taksisti mohon ndjekjen

Harry dhe Meghan nuk u përfshinë në një "ndjekje pothuajse katastrofike" me paparacët, sikurse u raportua nga mediat britanike një ditë më parë. Shoferi i taksisë me të cilin udhëtonin dha versionin e fakteve, duke mohuar deklaratat e Sussexes.

“Kjo ndjekje e pamëshirshme, e cila zgjati më shumë se dy orë, rezultoi në përplasje të shumta ku përfshiheshin shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut). “Harry dhe Meghan janë të shokuar nga ajo që ndodhi”, tha zëdhënësi i çiftit në një deklaratë.

Sipas zëdhënësit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Nju Jork. Me ta ishte edhe nëna e Meghan, Doria Ragland.

Më vonë policia e NYC saktësoi se nuk pati asnjë përplasje, asnjë të lënduar dhe asnjë aksident. Kjo u konfirmua edhe nga taksisti, i cili dha i të njëjtin version të policisë, duke shtuar se Harry dhe Meghan "ishin të qetë në makinë".

Harry, Meghan dhe Doria kishin marrë pjesë në eventin e parë publik pas kurorëzimit të mbretit Charles.

Të tre morën pjesë në një gala për 50-vjetorin e Fondacionit të Gruas, ku ish-aktorja, 41-vjeçare, mori çmimin Vision, si mirënjohje për "angazhimin e saj global për fuqizimin e grave".

Historia e ndjekjes së paparacëve me “tragjedinë e afërt” u solli menjëherë në mendje të gjithëve aksidentin automobilistik që shkaktoi vdekjen e princeshës Diana, nënës së Harry-t, në vitin 1997 në Paris. Edhe në atë rast, aksidenti u shkaktua nga ndjekja e paparacëve drejt makinës në të cilën ndodhej Lady D. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/17/po-i-ndiqte-nje-paparac-princi-harry-dhe-meghan-i-shpetojne-per-pak-aksidentit-fatal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos