"Hëna e ujkut", imazhet mahnitëse të hënës së parë të plotë të vitit 2022

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 15:54 | Fotolajme

Hëna e parë e plotë e këtij viti, ndriçoi qiellin e natës të hënën, dhe fotografët fiksuan të gjithë shkëlqimin e saj, në disa imazhe mbresëlënëse.

E njohur ndryshe si “Hëna e ujkut”, ajo u emërua kështu pasi në besëtytnitë e ndryshme popullore, mendohej se ujqërit ulërinin më shpesh këtë periudhë të vitit. Megjithatë, nuk është dëshmuar asnjë lidhje shkencore midis ujqërve që ulërijnë dhe hënës së plotë të kësaj periudhe. Përveç “Hënës së ujkut”, hëna e plotë e janarit njihet edhe me një sërë emrash të tjerë, si “Hëna e vjetër” dhe “Hënën e akullit”.

Në vitin 2022, pritet që të shfaqen 12 hëna të plota dhe dy prej tyre konsiderohen si superhëna. Fotogaleria e mësipërme paraqet disa prej imazheve më të bukura në vende të ndryshe të botës, ku është parë “Hëna e ujkut”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi