Rreth 3000 imazhe nga më shumë se 50 vende të botës, konkurruan në garën “Fotografi më i mirë profesional”. Çmimi i madh shkoi për Raffaele Canepa me serinë e imazheve “Invisible Light of NYC”.
Konkursi ishte i hapur për çdo fotograf mbi moshën 18-vjeçare në kategoritë: “Arkitekturë”, “Bardhë e Zi”, “Natyrë” dhe “Njerëz”. Gjyqtarët e jurisë vlerësuese u shprehën se e kishin shumë të vështirë të bënin përzgjedhjen e fotografive më të mira, megjithatë për fituesit u bazuan te "mesazhet krijuese dhe nuancat pas çdo fotografie".
Fotogaleria e mësipërme rendit disa nga imazhet më të mira që u shpallën dhe fituese të kategorive të ndryshme të konkursit. (A2 Televizion)