Huawei prezanton SUV-in e parë

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 13:48 | Teknologji

Huawei ka prezantuar makinën e saj të parë SUV që do të dalë së shpejti në treg.

Marka e njohur për celularë, e cila prezantoi në vitin 2022 makinën e saj të parë SL03, ka vendosur ta quajë Shenlan S7 mjetin e ri.

Pjesa e përparme e makinës është e lartë dhe spektakolare, me fenerë LED sportivë.

Duket se do të prodhohen dy variante të S7. Versioni i parë do të jetë totalisht elektrik, ndërsa tjetri do të jetë elektrik, por me motor benzene me 4 cilindra.

Shfaqja e parë në publik e kësaj makine do të jetë në Sallonin e Automobilëve të Shangait, në muajin prill, pak përpara se të nisin shitjet në Kinë. Mendohet që Shenlan S7 do të kushtojë rreth 22 000 euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024