Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 77%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 16%

I kërkuar në gjithë botën nga Interpol, gjermani arrestohet në Kosovë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 19:18 | Kosova
I kërkuar në gjithë botën nga Interpol, gjermani arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka vënë në pranga një shtetas gjerman, për të cilin Interpol kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit të informacioneve me partnerët, edhe pse Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Lipjan i këtij shtetasi.

Ai akuzohet nga drejtësia gjermane për veprën penale të shpërndarjes në rrjet të materialeve me përmbajtje pornografike.

I arrestuari do të qëndrojë në paraburgim dhe më pas do të ekstradohet.

Ditari A2 CNN