I zhdukur prej janarit, aktori i njohur gjendet i groposur në një baule

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:30 | Showbiz

Një aktor i njohur brazilian, i zhdukur prej muajit maj, u gjet i vdekur në një baule në Rio de Janeiro.

Trupi i Jefferson Machado u gjet i lidhur brenda baules, e cila ishte groposur në pjesën e oborrit të një shtëpie në zonën e Campo Grande.

Autoritetet arritën të konfirmonin se viktima ishte pikërisht aktori vetëm pas krahasimit të shenjave të gishtërinjve.

Prona ku u gjet baulja e groposur i përket një gruaje, e cila e kishte dhënë atë me qira te një person, i cili tashmë është i dyshuari kryesor për vrasjen pasi u konfirmua se kishte njohje me aktorin.

Jefferson Machado është një aktor i njohur në Brazil, fama e tij arriti kulmin me rolin në serialin “Reis”në vitin 2022. Ai humbi kontaktet me familjarët në 27 janar dhe më 9 shkurt u shpall i zhdukur.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli