Inceneratori i Elbasanit, shtyhet procesi gjyqësor, shkak mungesa e avokatëve

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 13:17 | Kronikë
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet procesi gjyqësor, shkak mungesa e

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".

Seanca e radhës u caktua më 7 prill. Të pandehur në këtë çështje janë Lefter Koka, Alqi Bllako, si dhe 8 persona të tjerë, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos