Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur me thikë në Tepelenë, mëngjesin e së enjtes.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai". Dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me thikë.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)