Vrasja e dy personave në Kavajë, policia jep detaje

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 19:40 | Kronikë
Vrasja e dy personave në Kavajë, policia jep detaje

Policia ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën pasditen e së mërkurës.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i “Valutës”, ku pas një konflikt midis dy shtetasve, Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, i cili ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu