Një trup i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)