Sulmi ndaj Top Channel, policia shkencore përfton profile ADN në makinë dhe gëzhojë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 13:06 | Kronikë
Sulmi ndaj Top Channel, policia shkencore përfton profile ADN në

Policia e Shtetit ka arritur të përftojë dy profile ADN lidhur me sulmin ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë fizike Pal Kola.

Një shenjë gishti e pastër është përftuar nga pjesa e përparme e mjetit e cila nuk u dogj, ndërsa shenja tjetër në një nga gëzhojat e gjetura në mjet. Policia shkencore pritet të bëjë të mundur krahasimin e këtyre shenjave me databazën e të dhënave të saj, ndërsa gjurmët mund të krahasohen dhe jashtë vendit për persona të skeduar.

Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Një tjetër hetim që kryhet është dhe mundësia e identifikimit të personave që vodhën automjetin tip Range Rover që rezulton se ka ndodhur në vitin 2020, në fshatin Tale të Lezhës, ndërsa targat e mjetit janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

Edhe pse puna për identifikimin e autorëve është përqëndruar kryesisht tek laboratori shkencor, policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete për emrat e tre atentatorëve. Për këtë, policia ofron 100 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në identifikimin e tyre.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024