Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Durrës, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 20:47 | Kronikë
Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Durrës, shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Sipas Policisë, drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.

Shoferi është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos