Policia në Malësi të Madhe ka zbuluar 27 serra në të cilat ishin kultivuar në Kubikë, të paktën 8000 bimë kanabisi.
Bëhet e ditur se serrat ishin vendosur në një krater 20 metra të thellë dhe fidanët ishin gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Serrat u gjetën në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh.
Ndërkohë, në pranga është vënë N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si organizator i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.
Po në vijim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe i cili po ashtu mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë.
Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit të arrestuar policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 thika. (A2 Televizion)